Pronari i “Nehar turs” ka refuzuar ta anulojë turin, autobusët u kthyen nga kufiri me shoqërim policor


Dy autobusë të “Nehar turs” nga Shkupi janë ndaluar që të shkojnë në Mal të Zi.

Pas dramës së mbrëmshme, te qendra sportive “Boris Trajkovski” ku pas diskutimit të gjatë mes pronarit të “Nehar turs” dhe qytetarët e pakënaqur të cilët kanë paguar për tur katër ditor në Mal të Zi, autobusët mbrëmë vonë kanë nisur me 15 udhëtarë, pasi tjerët kanë mbetur në Shkup. Pronari nuk i dëgjoi udhëtarët të cilët i kanë thënë që ta anulojë udhëtimin, duke i pasur parasysh masat e qeverisë, megjithatë pronari nuk ka dëgjuar. Ashtu siç shkruan “Forntlajn.mk”, autobusët në kufi janë kthyer nga policia dhe me shoqërimin policor janë sjellë në Shkup. Ashtu siç shkruajnë prej atje, vozitësit nuk kanë dëshiruar të kthehen, por në fund janë pajtuar dhe e kanë ndjekur shoqërimin policor.

Turi ka parashikuar që të arrihet në ditën kur duhet të mbyllet festivali i mimozave dhe ku duhej të ketë koncert në të cilin do të këndonte Zhelko Joksimoviq. Joksimoviq e ka anuluar koncertin, por Nehar turs nuk e anulonte dot turin./Portalb

Baby Boo