Pronari dëshironte t’ia mësonte qenit një veti të re, por nuk ia arrin (VIDEO)


Një përdorues i Reddit i bëri njerëzit të qeshin disa ditë më parë me një video në të cilën përpiqet që qenin ta mësojë se çdo trokitje nuk do të thotë se dikush ka ardhur.
Megjithatë, përpjekja ishte e pasuksesshme, por video ishte qesharake për ata që e panë.
“Unë e stërvit atë që çdo trokitje nuk do të thotë se kemi një vizitor”, shkroi pronari i saj në një përshkrim të videos.

Në video, pronari i saj i tregon asaj një tavolinë të cilën më pas e nuhat dhe i thotë të ulet dhe të shikojë se çfarë bën. Më pas ai trokiti dhe qeni filloi të leh dhe vrapoi te dera sepse mendoi se dikush kishte ardhur.
Njerëzit kanë shkruar në komente se video i ka bërë të qeshin shumë. Disa janë ankuar se qentë e tyre bëjnë të njëjtën gjë.

Baby Boo