Pronarët mbyllin lokalet në shenjë proteste


Pronarët e kafeneve dhe restoranteve në qytetin e Kavadarit në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur mbrëmë lokalet e tyre në shenjë protestë.
Ata kanë theksuar se kanë ndërmarrë një veprim të tillë në shenjë revolte për shkak të protokolleve që i ka vendosur qeveria dhe se ata çdo ditë po pësojnë humbje të mëdha.
Ata kanë kërkuar që të lehtësohen masat për funksionimin e tyre, pasi që në këtë periudhë funksionimi i hapësirave të hapura dhe terracave ka bërë që të mos ketë mysafirë, për shkak të ndryshimit të motit. Pronarët e lokaleve presin sinjale nga ana e Qeverisë dhe lehtësimin e masave.

Baby Boo