Aksidentohet prokurorja Fatime Fetai


Ish-prokurorja speciale Fatime Fetai u lëndua lehtë në një aks*ident automobilistik që ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në lagjen Fushë Topanë të Shkupit.
Fetai u transferua në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit ”, pas së cilës u lëshua në mjekim shtëpiak.

“Më 25.06.2021 rreth orës 00.00 në SPB Shkup u raportua se në kryqëzimin e rr. “Makedonsko Kosovsk”a dhe rr. “Xhon Kenedi” ndodhi një aksident automobilistik ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “Seat Ibiza” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F. F. ( 36) nga Gostivari, me vendbanim në Shkup dhe automjeti “folksvagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.SH (55) nga Tetova. Në aksidentin u lëndua F.F., konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, informojnë nga MPB-ja.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Shkup.

Baby Boo