Prokuroria vazhdon hetimet për sistemin AKMIS, janë marrë në pyetje disa persona


Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se në vazhdimësi janë duke ndërmarrë aktivitete në lidhje me lëndën për keqpërdorimet e sistemit për shpërndarjen automatike të lëndëve gjyqësore (AKMIS), me çka disa persona janë ftuar në Prokurori për të dhënë dëshmi.

“Prokuroria Themelore në vazhdimësi merr aktivitete për zbardhjen e lëndës dhe vërtetimin e fakteve. Në drejtim të kontrollimit të pohimeve nga raporti, janë kërkuar të dhëna nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Veprave Penale që dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve”, thonë nga PTHP për AIM.

Ata shtojnë se gjatë javës së kaluar dy prokurorë publik të cilët veprojnë me lëndët, së bashku me bashkëpunëtorë profesionist kanë kryer hetime të paparalajmëruara në lëndët penale të Gjykatës Themelore Shkupi 1, si dhe në sistemin për ndarjen e lëndëve, për parregullsi eventuale.

Nga Prokuroria thonë se janë dërguar edhe ftesa për disa persona, të cilët kanë dhënë dëshmi për keqpërdorimet në sistemin AKMIS.

Baby Boo