Prokuroria Publike Shkup ngre aktakuzë kundër babit dhe të birit për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje


Prokuroria Publike Shkup ka dërguar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 aktakuzë kundër dy personave – një prindi dhe djalit të tij, tek të cilët u gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike, përcjell Pa Censurë.

Babai akuzohet se ka kryer veprën penale – prodhim dhe shitja e paautorizuar të lëndlve narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, si dhe prodhim i paligjshëm, posedim dhe shitjen e armëve ose eksplozivëve të përmendur në nenin 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Djali i tij, gjithashtu, është akuzuar për kryerjen e veprës penale – prodhim dhe shitja e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjatë një kontrolli më datë 22.11.2018 në shtëpinë e të akuzuarit në fshatin Kuçovë policia gjeti armë zjarri të cilat i pandehur iposedonte në mënyrë të jashtëligjshme njashtu posedonte edhe sasi të madhe municioni he lëndë shpërthyese. Përveç kësaj, të dyshuarit i është gjetur lëndë narkotike 0.80 gram. /Pa Censurë/

Baby Boo