Prokuroria Publike formon Komision për ndjekjen e parregullsive zgjedhore


Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që të formoj një Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve.

“Zhvillimet e lidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit publik, andaj është formuar komision e cila në mënyrë më aktive do t’i përcjell zhvillimet, në drejtim të mbrojtjes nga veprimet antiligjore dhe kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për kryetar të Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarë të Komisionit do të jenë prokurorë publikë nga Prokuroria e Lartë dhe Prokuroria Themelore-Shkup.

Baby Boo