Prokuroria për vrasjen në Kaçanik: “Të dyshuarit në arrati, motivet nuk dihen”


Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se motivet e vrasjes së rëndë që ndodhi sot në Kaçanik nuk dihen ende, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati. Sipas njoftimit për media, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa, personi tjetër i përfshirë në incident i cili ka mbetur i plagosur, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ky është njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk dihen dhe të dyshurit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo