Prokuroria: Nuk e kemi fshehur ekspertizën Gjermane – IRL thotë të kundërtën!


Prokurorët e kanë vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin modular në Tetovë, kështu pretendon audio incizimi i publikuar nga IRL në njërën nga seancat gjyqësore për spitalin modular në Tetove.

Prokurorë të Prokurorisë Publike të Shkupit kanë kërkuar që Gjykata në Tetovë ta hedh poshtë propozimin e palës mbrojtëse që në pyetje të merret eksperti që kishte përgatitur ekspertizën gjermane për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, me arsyetimin se është e parëndësishme për këtë rast.

Kjo, sic njofton KlanM, mund të dëgjohet nga një audio-xhirim që është publikuar nga IRL-ja. Sipas tyre, audio-xhirimi daton nga seanca gjyqësore e 2 Marsit 2023 në Gjykatën Themelore në Tetovë.

“Gjykata solli vendim, refuzohet propozimi i mbrojtjes për marrje në pyetje të ekspertit nga Gjermania, duke marrë parasysh se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme lidhur me zjarrin e shkaktuar dhe kjo është e parëndësishme për lëndën e akuzës. Do ta përsëris edhe një herë se lëndë e akuzës nuk është se përse ka shpërthyer zjarri. Hyjmë në diçka që nuk është temë e lëndës së akuzës”

Për këto pretendime, ka reaguar Prokuroria Themelore Publike ku apelon të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi për diskreditim të pabazë personal dhe institucional.

“Kujtojmë se ka një procedurë ankimimi në vazhdim dhe një tjetër çështje e hapur që mund të pësojë dëme serioze nga raportimet e papërgjegjshme gazetareske dhe nga manipulimi i simpatisë publike me tragjedinë e madhe. Regjistrimi konfirmon pa mëdyshje se për Prokurorinë, gjetja profesionale e kriminalistëve gjermanë ishte një provë e rëndësishme që prokurorët e propozuan dhe e prezantuan në procedimin para gjykatës. Mbrojtja gjatë seancës kryesore ka propozuar, përveç ekspertizës me shkrim, që të dëgjohet personalisht eksperti nga Gjermania i cili ka përgatitur raportin me shkrim – provë në procedurë. Për këtë propozim është deklaruar edhe prokurori publik” – thonë nga PTHP.

Disa ditë me radhë ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ai aktual, Fatmir Mexhiti, janë duke u përplasur lidhur me mospagesën ndaj kompanisë BRAKO, e cila ka ndërtuar spitalin modular në Tetovë, e që në dokumentarin e publikuar në IRL, shihet se ato janë ndërtuar jashtë çdo standardit.

Për këtë çështje, ish-ministri Bekim Sali, kishte kërkuar revizion të brendshëm ku ishin detektuar mangësitë dhe kishte urdhëruar që të mos paguhet BRAKO për 3 ambulanca të reja në Shkup.

Nga ana tjetër, ministri Fatmir Mexhiti, mohoi se Ministria e Shëndetësisë ka paguar BRAKON për këto ambulanca modulare. /KlanMacedonia/

Baby Boo