Prokuroria njofton se janë identifikuar serbët që shihen në fotografi, do të verifikohet nëse kanë lidhje me he*lmimet në Deçan


Pas he*lmimit të mbi 1,500 qytetarëve të komunës së Deçanit, Prokuroria Themelore në Pejë njofton se së bashku AKI-në dhe Policinë kanë bërë identifikimin e dy personave të nacionalitetit serb, të cilët janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit.
Siç njofton prokuroria, të njëjtit do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit.​

Ndryshe, sot u bë e ditur për arr*estimin e përgjegjësit për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit, pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë.
Arre*stimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të he*lmimit që nga data 10 korrik.
Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere.

Baby Boo