Prokuroria nis hetimet për ahengun e vëllait të presidentit Thaçi dhe Rrustem Mustafës!


Një ndejë në bjeshkët e Shalës së Bajgorës, iu ka kushtuar me suspendim dy zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.
Në këtë aheng kanë qenë edhe vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Nazmiu dhe vëllai i Rrustem Musfafës-Remit, Bedriu.

Në shoqërimin e tyre, ishte edhe biznesmeni Blerim Potera, i cili dyshohet se është i lidhur me krimin në Kosovë.

Për këtë aheng, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Këtë e ka konfirmuar për media, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

“Pas publikimit të shkrimit në portalin Insajderi, Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka filluar procedurën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Preteni.

Suspendimin e Burim Buleshkaj e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë, derisa, Policia ka konfirmuar për suspendimin e komandantit të Njësisë Speciale, Amir Gërguri.

Baby Boo