Prokuroria merr vendimin e papritur për Saimir Tahirin


Prokuroria ka vendosur të zgjasë edhe tre muaj afatet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa afati aktual përfundon më 17 korrik, prokuroria e ka shtyrë sërish atë me qëllim të ardhjes së letër-porosive nga Greqia dhe Italia.

Prokuroria ka dërguar tre letërporosi të reja drejt Italisë. Dy janë dërguar në qershor dhe një në korrik. Këtë javë prokurorët e dosjes do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit.