PROKURORIA MERR NË PYETJE 6 PERSONA PËR RASTIN E ART KURTIT


Gjashtë persona deri më sot janë intervistuar si dëshmitarë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për rastin e Art Kurtit. Njëri prej tyre është personi që ia huazoi veturën brenda së cilës javën që shkoi u gjet i vrarë me një plumb në kokë ish-aktori i serialit “O Sa Mirë”, në fshatin Goden të Gjakovës

Prokuroria Themelore e Gjakovës po vazhdon hetimet në rastin e Art Kurtit, ish-këshilltarit për rini, i Kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

Një javë pas, hetuesit kanë intervistuar gjashtë persona, në cilësinë e dëshmitarëve në lidhje me vrasjen e ish-aktorit të njohur, që sipas dyshimeve të para u cilësua si vetëvrasje.

Intervistimin e këtyre personave e ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

“Deri më tani nga ana e hetuesve janë intervistuar gjashtë persona si dëshmitar për rastin e Art Kurtit. Asnjëri prej tyre për momentin nuk është i dyshuar. Por ne vetëm i kemi dëgjuar deklaratat e tyre rreth çështjes së Artit. Ne jemi duke i vazhduar hetimet”, tha ai të mërkurën pasdite.

Në mesin e të intervistuarve është edhe personi që ia huazojë Art Kurtit veturën, brenda së cilës u gjet i vrarë me një plumb në kokë, të martën e javës së shkuar, në vendin e njohur si “Kodra e Zabelit” në fshatin Goden të Gjakovës.

Baby Boo