Prokuroria liron zyrtarin policor që ke*qtrajtoi 18 vjeçarin

Ndonëse është hera e dytë që i njëjti arre*stohet për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare, e në këtë rast brenda stacionit policor, siç duket kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorit Rama, ku pa kaluar ende 24 orë nga arr*estimi, ka liruar të dy*shuarin në procedurë të rregullt.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë, të cilët edhe e dërguan video-incizimin janë shokuar se si një prokuror ka mundur ta arsyetojë lirimin e Haris Kelmendit kaq shpejtë përderisa qytetarët e rëndomtë, për një veprim të tillë do të mbaheshin në paraburgim me muaj.

Kujtojmë se për rastet më të lehta, prokurorët mbajnë së paku 48 orë të dyshuarit për vepra të ndryshme penale.
Sinjali pak më parë publikoi pamjet ekskluzive të keqtrajtimit të 18 vjeçarit nga Haris Kelmendi, video-incizim ky që ishte shpërndarë nga Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar kr*imin e kolegëve të tij.
Krimi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por vik*tima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.