Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin nga Shkupi, do të bëhet autopsia e 3 shtetasve të Kosovës që vdiqën në Lepenc


Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup që të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj shoferit 64-vjeçar B.B. nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë, ku si pasojë vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, ndërsa sot nga ujërat u nxor automjeti me 3 viktima.

Nga Prokuroria thonë se do të urdhërohet edhe autopsi për 3 viktimat në mënyrë që të zbardhet rasti.

Baby Boo