Prokuroria kërkon paraburgim për Jakimovskin


Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe dy personave të tjerë. Ndërsa, ndaj gjashtë personave për të cilët ka vetëm kallëzim penal është kërkuar masa e kujdesit.

“Në gusht të vitit 2018, prokuroria solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër pesë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, në tre procedura për furnizime publike, me ç’rast dy kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 lidhur me nenin 45, përderisa tre nga të dyshuarit për vepër të kryer penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit penal.

Në fillim të këtij muaji hetimi është zgjeruar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ish-kryetari i Komunës dhe dy persona të tjerë kanë kryer nga një vepër penale Ndërtim pa leje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Baby Boo