Prokuroria kërkon burg për Saimir Tahirin


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin kërkon “arrest me burg”.

Prokuroria kundërshton vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që i hoqi masën “arrest shtëpie” duke lënë të lirë ish-ministrin e dyshuar për përfshirje në trafik droge.

Ky është rekursi i dytë i prokurorisë pas atij për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit Tahiri.

Baby Boo