Prokuroria ka hapur hetime për incidentin në Hasanbeg


Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për vrasje kundër personit që pardje qëlloi nga pushkë automatike drejt J.B. i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.
Ngjarja, siç kumtoi Prokuroria Themelore Publike – Shkup, për të cilën përndiqet personi ka ndodhur më 24 shtator të vitit 2018, rreth orës 00.05 minuta, në udhëkryqin mes rr. “Durmitorska” dhe rr. “Alia Avdoviq në Shkup, kur i dyshuari me përdorim të armës së zjarrit – pushkë automatike ka qëlluar disa herë drejt të dëmtuarit J.B., i cili në atë moment ka qenë duke e drejtuar automjetin motorik Mercedes, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Pas ngjarjes, i dëmtuari fillimisht është dërguar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa më vonë për shkak të seriozitetit të lëndimeve, me automjet të ndihmës urgjente është transferuar në KARIL pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup.
Prokurori kompetent publike nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Theleore Shkupi 1 Shkup dorëzoi propozim që të dyshuarit t’i përcaktohet masë paraburgimi./PC

Baby Boo