Prokuroria jep detaje për ngjarjen në Dibër të Madhe!

Dibra e Madhe u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku u vranë 3 persona të një familjeje, asaj Pocesta dhe besohet se krimi ka ndodhur nga një i afërm. Disa ditë pasi ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, Prokuroria e Gostivarit ka dalë me njoftim zyrtar. Nga ana e kësaj prokurorie, është thënë se trupave të viktimave do t’ju bëhet autopsia. Prokuroria e Maqedonisë, RM ka komunikuar se janë marrë të gjitha shenjat e gishtërinjve, të gjurmëve e çdo gjë tjetër, me qëllim që përfundimi të jetë sa më i qartë.

Baby Boo

Prokuroria ka pyetur edhe disa persona, me të cilët familja Pocesta kishte komunikuar më së shumti gjatë kohëve të fundit. Edhe personat që njohin familjen janë marrë në pyetje, pasi ata me dëshmitë e tyre mund të japin informacione të mira për të zbardhur ndodhinë. Jozyrtarisht merret vesh se vrasja ka ndodhur nga një i afërm i familjes Pocesta. Arsyeja besohet se kanë qenë pronat. Madje, për më saktë, arsyeja dyshohet të jetë një rrugë që kalon pranë shtëpisë së tyre. Policia tha se i dyshuari për vrasjen e trefishtë, baba, nënë dhe bijë të mitur ndodhet në arrati, e se po kërkohet për t’u arrestuar.

/D.Xh/