Prokuroria jep detaje mbi aksidentin tragjik në Veles-Shtip


Prokuroria Publike gjatë mbrëmjes së djeshme ka inspektuar rrugën rajonale Veles-Shtip afër Novo Sellës, në vendin ku ndodhi akasidenti fatal mes një autobusi dhe një furgoni ku si pasojë jetën ka humbur shoferi i furgonit ndërsa 14 persona janë plagosur.

Sipas informacioneve nga Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur një furgon i drejtuar nga 30-vjeçar nga Shkupi që po transportonte materiale ndërtimi, duke lëvizur nga rruga e Shtipit drejt Velesit, kaloi korsinë e kundërt për arsye ende të panjohura. Në atë moment, në kahjen e kundërt po lëvizte një autobus që po transportonte pasagjerë për në “Sunqev Breg” të Bullgarisë.

Autobusi u përpoq të shmangte një përplasje të drejtpërdrejtë, duke lëvizur drejt fundit të korsisë. Sidoqoftë, furgoni ka goditur pjesën e përparme të autobusit dhe është kthyer plotësisht në korsinë e kundërt.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë drejtuesi i furgonit, ndërsa 14 pasagjerë të autobusit kanë pësuar lëndime, përfshi këtu edhe drejtuesin e autobusit.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i shoferit të vdekur të furgonit është dorëzuar për autopsi, si dhe është urdhëruar që të kryhen analizat e pranisë së alkoolit në gjak dhe urinë të shoferit të autobusit. Nga Prokuroria gjithashtu thonë se do të inspektohet edhe gjendja e automjeteve të aksidentuara.

Baby Boo