Prokuroria i kërkon SPB së Shkupit listën e pasagjerëve që kanë qenë në autobusin e tra*gjedisë

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka lëshuar urdhër SPB-së Shkup që t’i ofrojë listat me pasagjerët që kanë qenë në autobusin e BESA TRANS që janë nisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut më 18.11.2021, dhe listat e udhëtarëve që kanë hyrë në vend më 22.11.2021. Sigurimi i listave nga pikat kufitare bëhet me qëllim që të bëhet krahasimi i udhëtarëve, pasi sipas deklaratës së prokurorit Sarafov, nga autobusi i djegur mungon një pasagjer.

Baby Boo

Të njëjtën procedurë e kryen edhe Prokuroria Bullgare, e cila krahason listat e vendkalimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë më 18.11.2021 dhe listat e hyrjeve nga Republika e Turqisë me Republika e Bullgarisë më 22.11.2021 dhe dalje nga Republika e Bullgarisë për në vendin tonë ditën e nesërme.