Prokuroria heton implikimin e policëve në ikjen e Gruevskit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim për arratisjen e ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Hungari.

Baby Boo

“Duke i ndjekur të gjitha informatat në lidhje me arratisjen e të dënuarit N.G., si dhe shkrimet në media dhe interesin e opinionit, ka formuar lëndë sipas mënyrës “me të dëgjuar”. Në lidhje me ngjarjen ekziston bazë e dyshimit se disa persona zyrtar, duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin, i kanë mundësuar që të dënuarit ta lëshojë Republikën e Maqedonisë. Lënda i është ndarë prokurorit kompetent në korniza të procedurës parahetimore të lëshuara me urdhër për mbledhjen e të dhënave lidhur me ngjarjen”, thuhet në kumtesë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot ka informuar se kontrolli i brendshëm i MPB-së tanimë ka filluar me marrje në pyetje të personave të caktuar nëse eventualisht policia ka qenë e kyçur në planin për arratisjen e Gruevskit. MPB hulumton se në cilën mënyrë Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë, duke e pasur parasysh se nuk ka pasur pasaportë dhe a ka pasur ndihmës të jashtëm.

Ai gjithashtu tha se, Ministria e Drejtësisë po e mbledh dokumentacionin e nevojshëm për ekstradim të Gruevskit nga Hungaria. Më pas, dokumentacioni do të duhet që të përkthehet në gjuhën hungareze dhe t’u dorëzohet institucioneve relevante në Hungari.

Përndryshe, sot bëhen tre ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Restorant Lumare