Prokuroria hesht për fshirjen e kompjuterëve në PSP


Prokuroria Publike as nuk konfirmon e as nuk mohon nëse do të veprojë pas informacionit të marrë rreth urdhrit për “fshirjen forenzike” të kompjuterëve në Prokurorinë Speciale. Një ditë më parë portali i emisionit 360 Gradë që transmetohet në televizionin Alsat njoftoi se Katica Janeva ka dhënë urdhër gojor dhe janë ndërmarrë aktivitete përgatitore për të kryer “fshirje forenzike”. Procedura është dashur t’i përfshijë të gjithë kompjuterët në këtë prokurori, ndërsa një urdhër të tillë punonjësit e kanë marrë për herë të parë që nga themelimi i Prokurorisë Speciale. Kërkesa për fshirjen e kompjuterëve ndodh në një periudhë kur Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po heton rastin “Reket”, ku tani për tani nuk dyshohet, por është e implikuar edhe shefja e PSP-së, Katica Janeva. Megjithëse procedura e “fshirjes forenzike” nuk do t’i rrezikojë dokumentet që ekzistojnë në sistemin kompjuterik të PSP-së, megjithatë në mënyrë të pakthyeshme do t’i fshinte të dhënat për atë se në cilin kompjuter, në çfarë kohe, nga cili person dhe çfarë është punuar. Para se të publikohet lajmi, nga emisioni 360 Gradë kanë kërkuar qëndrim zyrtar edhe nga PSP-ja, por në vend të përgjigjes, kanë marrë përgënjeshtrim, gjashtë orë pas publikimit të informacionit. Pas përgënjeshtrimit nga Prokuroria e Katica Janevës, u prononcua edhe redaktori i emisionit “360 Gradë”, Vasko Popetreski.

Vendosëm të jemi zëri i punonjësve të PSP-së të cilët të “djegur” nga ngjarjet në javët e fundit, donin ta alarmojnë opinionin, por edhe institucionet, për një procedurë të paralajmëruar (fshirjen forenzike të kompjuterëve) me rreze të gjatë të veprimit. Në funksion të interesit publik. “Përgënjeshtrimi” nuk i referohet drejtpërdrejt pjesës së tekstit të emisionit “360 Gradë” se me “fshirje forenzike” në mënyrë të pakthyeshme do të fshihen të dhënat për atë se në cilin kompjuter, në çfarë kohe, nga i cili person është punuar. Nëse edhe punonjësit e sektorit të IT-së tani e kanë më të qartë se çfarë u është kërkuar dhe ndoshta nuk kanë qenë në dijeni, atëherë me të vërtetë alarmi publik i punonjësve të brengosur të PSP-së e ka bërë punën e vet”- tha Vasko Popetreski, redaktor i emisionit “360 Gradë”.

Opozita fajëson se prokuroria e rregullt dhe autoritetet i heshtin aferat rreth Janevës.

Natyrisht pas një skandali të tillë, Katica Janeva ka diçka për të fshehur dhe kur të gjithë ende janë duke heshtur, edhe prokuroria edhe pushteti dhe nuk merret Katica Janeva në pyetje nga Prokuroria, kjo do të thotë që dikush dëshiron ta fshehë dhe ta heshtë të gjithë skandalin dhe përfshirjen e Janevës në skandalin `Zhvatja`”- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Në kuadër të hetimit për rastin “Reket”, prokurores Janeva iu mor njëri nga dy telefonat që ajo i përdorte. Celularin e dytë, ajo pretendonte se e kishte humbur, që më pas të gjendet tek motra e të dashurës së djalit të saj, e cila ka theksuar se e kishte marrë si dhuratë. Të dy telefonat janë dhënë për ekspertizë. Janeva në një konferencë shtypi tha se ajo ishte e pastër dhe se të dyshuarit për zhvatje kanë abuzuar me emrin e saj.

Baby Boo