Prokuroria: Është herët të themi nëse do të hetohet pasuria e Cavkovit


Dje u lëshua nga paraburgimi ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Çavkov do të mbrohet në liri dhe si garanci për këtë ai deponoi pasuri të patundshme me vlerë prej 600 mijë euro.

Portali Pa Censurë shtron dilemën se si e ka bërë ai këto pasuri, ose nëse ia ka vënë dikush në dispozicion? .

Pyetëm Prokurorinë Publike se a do ta hetojë se si ka arritur deri në këtë pasuri ish drejtori i BSP-së Çavkov?
Nga Prokuroria Publike nuk deshtën të pronocohen, pasi, sipas tyre, në këtë fazë është shumë herët për t’u prononcuar.

Kujtojmë se rroga minimale në Maqedoni është 12.000 denarë dhe vendi ynë rangohet si vend me varfëri të lartë. Shumica e funksionarëve shtetërorë janë njerëz të pasur për të cilët deri më tani as Prokuroria Publika, Komisioni Antikorrupsion, apo ndonjë institucion tjetër, nuk ka marrë masa për të rishikuar pasurimin e tyre.

Baby Boo