Prokuroria e Specializuar në Hagë vazhdon intervistimin e Thaçit


Thaçi është ftuar atje pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktak*uzë për kri*me luf*te dhe kr*ime kundër njerëzimit kundër tij kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe disa të tjerëve emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi është deklaruar për media vetëm të hënën, ditën e parë të intervistimit, kur ka thënë se me prokurorët është diskutuar për disa “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e tyre për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë tre ditëve të kaluara, intervistimi i tij ka zgjatur nga gjashtë orë.

 

Baby Boo