Prokuroria: Droga e kapur në Butel është e dobët, nuk ka rast


Rasti me sekuestrimin e 1,240 kilogramë marihuanë në një magazinë në Butel arriti edhe te prokurori i shtetit. Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka referuar dhe precizuar pse nuk janë më kompetentë për ta përfaqësuar rastin. Ekspertiza e mostrës së marihuanës së sekuestruar tregoi se ajo ka nivel shumë të ulët THC-së, ndërsa për këtë, Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaratë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, pasi një mostër u dërgua për inspektim në laborator referent jashtë vendit. Analiza tregoi se “marihuana” të cilën në mënyrë pompoze e sekuestroi Byroja e Sigurisë Publike ishte farë që në fakt shitej ligjërisht në Francë dhe përmbante një nivel shumë të ulët të THC-së, karakteristike për marihuanë.

Por, procedurë disiplinore për këtë rast ka vendosur edhe Prokuroria e Lartë. Duhet të përcaktojë nëse ekziston mundësia që rasti të trajtohet nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për veprën penale prodhim të paautorizuar të drogës. Tani rasti është në prokurorinë e Shkupit, e cila aktakuzën e bazon në faktin se kompania “Kannatek” nga Shkupi nuk kishte licencë për të kultivuar konop industrial për qëllime mjekësore.

Ky rast ndryshoi madje tre prokurori. Fillimisht në këtë rast punoi Prokuroria e Kavadarit, pastaj Krimi i organizuar, dhe tani prokuroria e Shkupit. Byroja e Sigurisë Publike, përmes drejtorit të saj Sasho Tasevski, për sekuestrimin e drogës u lavdërua pranverën e vitit 2020. Ministria e Brendshme pretendoi se përmes tre analizave ata përcaktuan se 1,240 kilogramët e sekuestruar ishin marihuanë me një shkallë të lartë të pranisë THC.

Tani prokuroria dëshmon të kundërtën përmes ekspertizës së saj. Gjykimi i parë për këtë rast është caktuar për në pranverë ose saktësisht dy vjet pas publikimit pompoz të Ministrisë së Brendshme se pothuajse 1.3 tonë marijuanë u kapën në një magazinë në Butel, e cila ishte kultivuar në 30 hektarë në fshatin Sopot, Kavadar. Për këtë rast akuzohen dy persona – një banor i fshatit Zhilçe, komuna e Jagunovcit dhe një qytetar izraelit i cili kërkohet nga shteti përmes një kërkese nga Izraeli për t’u gjykuar në vend. Gjithashtu akuzohet edhe kompania “Kannatek”. Gjykimi duhet të zbulojë nëse ka qenë konfiskim i marihuanës apo konopit industrial dhe se si ekspertiza e dy institucioneve tregon rezultate të ndryshme nga analiza e të njëjtës mostër.

Baby Boo