Prokuroria dorëzoi aktakuzë ndaj personit që sulmoi ekipin e Alsat


Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka dorëzuar sot aktakuzë ndaj 53-vjeçarit, i cili sulmoi ekipin e Televizionit Alsat.

Më 21 gusht, para një berberie në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i akuzuari ngacmoi, ofendoi ashpër dhe u soll dhunshëm ndaj një ekipi të TV Alsat dhe shkaktoi ankth dhe frikë tek dëshmitarët e ngjarjes.

Teksa një kameraman dhe dy gazetare po filmonin për nevojat e televizionit, ai fillimisht doli nga berberia dhe filloi t’i shante me zë të lartë. Më pas ai hyri brenda dhe mori gërshërët, pas së cilës iu kthye viktimave dhe i kërcënoi drejtpërdrejt se do t’i vriste. Ata kanë nisur të tërhiqen në një vend tjetër, por në atë moment i pandehuri iu afrua kameramanit nga pas dhe e goditi me grusht në kokë. Në fillim viktima nga përplasja humbi ekuilibrin. Pastaj u drejtua dhe filloi të mbrohet nga goditjet e të pandehurit. Qytetarët e tjerë ndërhynë shpejt për të parandaluar dhunën e mëtejshme dhe e tërhoqën zvarrë të akuzuarin në berberi.

Që nga fillimi i procedurës për të dyshuarin janë në fuqi masat e kujdesit.

Baby Boo