Prokuroria dhe policia sot në orën 9:30 do të japin sqarim mbi detajet e vrasjes së Vanjës


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe prokurori themelor publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, do të mbajnë konferencë për media ku do të informojnë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike kanë njoftuar mbrëmë se trupi i pajetë i 14-vjeçarit Vanja, i cili ishte zhdukur që nga 27 nëntori, është gjetur në afërsi të Shkupit. Në afërsi të Velesit është gjetur edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, i cili ishte zhdukur nga 24 nëntori.

Për të dyja rastet, siç bëjnë të ditur MPB, dyshohen pesë persona.

Baby Boo