Prokurori Joveski: “Tubat me derivate të naftës nuk janë arsyeja e zjarrit“


Prokurori Publik, Ljubomir Joveski thotë se Prokuroria e Bullgarisë në aksidentin në Bullgari kanë shpëtuar tetë udhëtarë dhe se këtë e ka vërejtur një dëshmitar, por për kjo duhet të vërtetohet.

Ai thotë se ende nuk ka informacion nëse udhëtari i tetë është me prejardhje arabe.

Joveski sqaroi se PTHP ka lista e emra të personave në autobus që janë siguruar përmes kompjuterëve të konfiskuar nga firma “Besa Trans” si dhe informacione nga Drejtoria Doganore ku ka lëshuar autobusi vendin.

“Udhëtarët shpesh herë kanë ndryshuar ulëset nga njëri autobus në tjetrin. Kur kanë pushuar në pompa benzine. Ende nuk kam biseduar me pronarin e kompanisë dhe nuk e dijmë si do të jenë deklaratat e tij në procedurë”, tha Joveski.
Ai tha se pjesa e motorit është pjesa ku më pak është dëmtuar autobusi.

Për momentin, përgjegjësia për problemin me licencat e autobusit përfundon me doganierët e pezulluar dhe shefin e gjobitur. Prokuroria do ta presë hetimin nga Bullgaria ndërsa organet në Sofje do të hetojë si mundet që autobusi pa dokumente valide të hyjë në territorin e tyre. Përndryshe, “Besa Trans” mund të vazhdojë të punojë, por si kompani tjetër.

Baby Boo