Prokurori i Speciales: Selimi organizoi sulmin me granata kundër 12 stacioneve policore, e ndihmuan Thaçi e Veseli


Prokurori Matthew Halling po vazhdon me deklaratën hyrëse, duke thënë se gjatë intervistimit në Hagë nga prokurorët e specializuar, Rexhep Selimi, ka konfirmuar postet që katër të akuzuarit kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.Më pas ai lëshoi një pjesë të intervistë në Hagë, ku Selimi flet se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së dhe kush ishte përgjegjës për mesazhin që duhej nxjerrë në publik.

Sipas Halling, Thaçi në fundin e vitit 1998 kishte marrë drejtimin e drejtorisë politike të UÇK-së, Veseli kishte qenë përgjegjës për drejtorinë e zbulimit, Selimi ishte inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi ishte zëdhënës, pra “i ngarkuar për t’iu dhënë zë” politikave të këtij organizimi.Prokurori po ashtu deklaroi se sipas provave në vitin 1997, Rexhep Selimi kishte organizuar sulmin me granata hedhëse në 12 stacione të policisë, duke u ndihmuar sipas tij nga Thaçi e Veseli.

“Në vitin 1997 UÇK ndërmori një sulm të njëkohshëm kundër 12 stacioneve të policisë me granata hedhëse, provat do të tregojnë se ky sulm u organizua nga Rexhep Selimi, dhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ndihmuan për të siguruar armët e përdorura. Sulmi është përjetësuar në komunikatën nr 37 të UÇK-së”, tha ai.

Baby Boo