Islam Abazi zgjidhet nga prokurorët shef i ri në Prokurorinë e Krimit dhe Korrupsionit!


Prokurorët publikë nga Maqedonia e Veriut sot zgjedhin kryetar të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. 136 prokurorë publikë kanë të drejtë të votojnë për njërin nga katër kandidatët Desa Paunovska dhe Islam Abazi të cilët vijnë nga Prokuroria e Lartë në Gostivar, Ermon Neziri nga Prokuroria e Shkupit dhe ish kryetarja e suspenduar Vilma Ruskovska.

Kreu i komisionit zgjedhor në njësinë zgjedhore me numër 3, Ivan Cvetanovski tha se deri në ora 09:00 për shef të ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar  dhe korrupsionit, kanë votuar rreth 20 prokurorë. Ai potencoi se në prokurorinë e lartë në Shkup të drejtë vote kanë 91 prokurorë, nga gjithsej 136.

IVAN CVETANOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

“Deri tani procesi po zhvillohet shkëlqyeshëm. Reaksioni në lidhje me që për here të pare të zgjidhet shef I prokurorisë, siguriaht është më serioz në lidhje me legjitimitetin, që ai shef do ta ketë, sepse kolegët në mënyrë të drejtëpërdrejtë e zgjedhin për prokuror themelor publik, sigurisht do të ketë përgjegjësi më të rëndë, sepse gjithsesi përgjgjet para kolegëve dhe jo para Këshillit të Prokurorëve”.

Ndryshe votimi  ka filluarnga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në ora 16:00 në vendvotimet në katër prokuroritë më të larta publike dhe në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky proces i votimit erdhi si pasojë e ish kryetares Ruskoska e cila ishte suspenduar në gusht të këtij viti. Siç njoftoi atëherë prokurori publik Ljubomir Joveski, propozimi për inicimin e procedurës disiplinore është dorëzuar për përcaktimin e përgjegjësisë për Ruskoskën dhe dy prokurorë të tjerë publikë, të cilët dyshoheshin se me dashje dhe në mënyrë të pajustifikueshme kanë bërë gabim të madh profesional, me çka kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore.
https://youtu.be/hNXdvK3nQI8

Baby Boo