Prokurorët shqiptarë shkojnë në Itali, marrin në pyetje Agron Xhafën

Audiopërgjimi i pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm është dërguar për ekspertim në Itali.

Baby Boo

Ndërkohë në vendin fqinj kanë shkuar dhe një nga prokurorët e çështjes, i cili ka marrë në pyetje Agron Xhafajn, i vetëdorëzuar tek autoritetet italiane për llogari të dënimit të pakryer.

Ekspertimi i audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet një bisedë mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të brendshëm për cështje droge do të realizohet në një laborator kriminalistik në Itali.

Burime pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda konfirmuan se materiali origjinal i audios i është përcjellë në rrugë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë së vendit fqinj, e cila më tek ka përcaktuar edhe laboratorin që do të vërtetojë nëse personi që flet me Albert Veliun është Agron Xhafaj. Bashke më audiopërgjimin palës italiane i është vënë në dispozicion për qëllime krahasimore edhe CD-të me zërin e Albert Veliut dhe të Agron Xhafajt.

Ndërkohë mësohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, aktualisht i vënë në dispozicioin të drejtësisë italiane për llogari të një dënimi me burg të pakryer, ka dhënë shpjegim për çështjen e audio-përgjimit. Ai është marrë në pyetje nga anëtarë të grupit të hetimit, të cilët kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Italisë. Agron Xhafaj, që aktualisht mban emrin Geron Xhafaj ka dhënë shpjegime pa praninë e avokatit, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Të enjten Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi zyrtarisht edhe hetimin pasuror të nisur ndaj Agron Xhafajt, bazuar në ligjin “Antimafia” për të verifikuar nëse pasuritë e tij dhe të rrethit familjar justifikohen në burime të ligjshme financiare.

Restorant Lumare