Prokurorët e BDI-së do të hetojnë Merkon


Prokuroria e Lartë Publike e Manastirit në periudhën në vijim është udhëzuar që të bëjë kontrolle të shpeshta dhe të monitorojë procedurat në të gjitha rastet ndaj personave të përzgjedhur dhe të emëruar në prokuroritë publike themelore nën juridiksionin e saj.

Komisioni i Prokurorisë Publike ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë, Prokurorisë së Lartë Publike Manastir dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha lëndët e parashtruara kundër personit Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës, si dhe në raste të ndërlidhura me punën e Komunës së Strugës gjatë periudhës kur ka mbajtur postin e kryetarit. Gjatë punës, Komisioni ka pasur një pasqyrë në gjithsej 30 lëndë të regjistruara, nga të cilat procedurat më të vjetra të përfunduara datojnë në vitin 2006, ndërsa në një pjesë të rasteve tashmë të zgjidhura, Komisioni u ka dërguar indikacione prokurorëve publikë lidhur me veprimet e tyre.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë i udhëheq katër lëndë kundër personit të përmendur të themeluara nga fillimi i vitit, si dhe vepron në 2 lëndë në hetime paraprake nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me projekte konkrete të Komunës së Strugës. Për katër lëndë të tjera në veprim (2 nga viti 2019 dhe 2 nga viti 2022), prokurorët publikë që kanë ndërmarrë veprime kanë marrë indikacione dhe udhëzime për të dinamizuar më tej procedurën.

(https://veroinn.com)

Baby Boo