Prokopis Pavlopoulos shpreh dyshime rreth nenit 36 të Kushtetutës së Maqedonisë


Kryetari i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos sipas shkrimeve të “Kathimerini” thuhet se kundërshtoi nenin 36, i cili përmban referenca për “popullin dhe identitetin” maqedonas dhe nevojën për të mbrojtur “popullin” maqedonas që jeton jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e IRJM-së të premten dorëzoi amendamentet kushtetuese në Kuvend, me të cilat formalisht do ta riemëroj vendin në “Maqedoninë Veriore” pas marrëveshjeje për emrin të nënshkruar me Greqinë. Kryetari i Greqisë Prokopi Pavlopoulos thuhet se ka shprehur rezerva lidhur me nenin që i referohet pjesës për popullin maqedonas”, shkruan Kathimerini.

Pavlopoulos insiston në atë që IRJM-ja duhet të me shkrim të tregoj se marrëveshja për emrin e nënshkruar në qershor nuk e njeh kombin maqedonas, por shtetësinë.

Sipas gazetës, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev paraqiti propozimin në një konferencë për shtypi pas një takimi të kabinetit të tij dhe tha se nuk kishte asgjë të diskutueshme rreth katër amendamenteve të propozuara që ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Baby Boo