Projektet e Luana Vjollcës kundër bullizmit – A është inspiruar këngëtarja nga historia e Labinot Azemit?


Para disa ditësh Luana Vjollca ka filluar të bëjë disa projkte kundër bullizmit dhe dhunës. Ajo deri më tash ka lansuar dy këngë dhe ka bërë dy video të shkurtëra ku tregon për veten se si ka qenë e bullizuar dhe e keqtrajtuar. Ajo ka lajmëruar se javët në vazhdim do të ketë edhe më shumë projekte të tilla nga ajo, shkruan Pa Censurë.

Por si erdhi Luana Vjollca deri në idetë për t’i bërë këto projekte dhe për të folur vazhdimisht për bullizmin!? Kush do t’a mendonte se një këngëtare si Luana, ka qenë e bullizuar dhe e keqtrajtuar, e që për shumicën e publikut, vështirë për t’a besuar një gjë të tillë.

Që nga lansimi i parë i projektit të saj, nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj saj duke i thënë se ka filluar të vjedhë ide dhe se po merr në dorë punën e dikujt tjetër. Disa persona kanë reaguar duke thënë se është inspiruar nga historia e Labinot Azemit i cili që nga paraqitja e tij e parë në publik ka folur vetëm dhe vetëm për bullizmin.

E së fundmi nuk ka munguar edhe një reagim nga vet personazhi i këtij fenomeni që është Djali i Hekurt, Labinot Azemi. Ai arriti që me shumë mund dhe me shumë sakrificë t’a largojë këtë fenomen nga vetja dhe që kohëve të fundit po punon jashtëmase shumë për një projekt të madh rreth këtij fenomeni.
Labinoti ka bërë edhe një postim në rrjete sociale duke folur rreth këtyre temave, por a ishte në të vërtetë një reagim ndaj projekteve të realizuara nga këngëtarja në fjalë, shkruan Pa Censurë.

Labinoti në postimin e tij ka thënë ndjehet i kënaqur që të tjerët janë inspiruar nga historia e tij dhe që së fundmi kanë filluar të bëjnë edhe këngë rreth bullizmit. Me këtë fjalë, ai la të kuptohet se ky reagim ishte për Luana Vjollcën e cila sipas tij ka arritur të bëhet e famshme në mënyra tjera dhe jo përmes bullizmit.

Nuk mund të bëhesh modeli i një senzacioni që quhet aktualisht “Bullizem”, kur deri dje ne si publik, duke u nis nga vetja, të njohim si influencuese e të qenurit e “Bukur” e bërë rrugës, por modelin e nofkës “E bukur e seksi” e ke shitur shtrenjtë në ekranet tona, ka shkruar Azemi në postimin e tij, shkruan Pa Censurë.

Shumë fjalë e shumë komente kanë arritur në profilin e Labinot Azemit duke i thënë se këngëtarja në fjalë ka pasur një inspirim shumë të madh nga historia e tij. Dhe nga fjalët që Luana thoshte në projektet e saj, u kuptua që ndjekësit e Labinotit kanë të drejtë sepse shumë fjalë të saj janë të njejta me fjalët e Labinotit që i ka thënë që nga fillimi kur ka dalur publikisht me deklaratat e tij.
Më poshtë mund të shihni edhe reagimin nga Labinot Azemi, pa ndërhyrje./PACENSURË/

Nuk mund te behesh modeli i nje senzacioni qe quhet aktualisht “Bullizem”.
Kur deri dje ne si publik, duke u nise dhe nga vetja te njohim si influencuese e te qenurit e “Bukur” e bere rruges, por modelin e nofkes “E bukur e seksi” e ke shitur shtrenjte ne ekrane tona.
Te them te drejten nuk eshte se te kam ndjekur ndonjehere, por kete shabllon gjithmone e ke shfaq dhe ne rrjete sociale.
Me kujtohet mua kur dola para nje viti te flas per kete tem guxova, me besuan dhe fola. Gjithmone duhet te kesh argumente apo fakt i gjalle, te jesh vertete viktime e bullizmit, dhe jo fjale te thata sic jemi mesuar t’i shohim tashme. Publiku nuk eshte budalla fatmirsisht, nga nje person qe shet ne ekran “te bukuren e bere”, qe influenca ishte vetem te jesh e bukur apo i bukur arrin, pa pritur dola une qe tregova, qe arrita sukseset i tille keshtu, me apo pa defekte, por ia dola!
Ps; Tani mos te shesim ne ekrane tona fjale te thata, por argumente. Gjithesesi me vjen mire qe u inspiruat nga une, duke thurur dhe keng per bullizem. 😉
Hajde shendet, ju prifte fati im me supervemendje qe kam!✌🏼

Baby Boo