Projekt i bujqësisë prej 30 milionë euro në Pollog!


Sot, sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqesisë, Rexhail Ismaili, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Ujërave të kësaj ministrie, Isni Jakupi, anëtarë tjerë nga Ministria e Bujqësisë dhe përfaqësues të kompanisë, të cilet kryejnë realizimin e punëve në terren, qëndruan në Pollog.

Takimi u realizua me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.

U bisedua lidhur me përshpejtimin e projektit të hodrosistemit Raven-Reçicë, i cili është në realizim e sipër në terren e që do të përdoret për ujitjen e tokave bujqësore në fushen e Pollogut.

Në realizim e sipër është faza e parë me vlerë prej 15.5 milionë euro. Kurse bashkë me fazën e dytë gjithesej projekti do të kushtojë 30 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë.

Hidrisistemi i cili është në realizim e sipër është me gypa të çeliktë nëntokësorë, të cilët vendosen në 2 metra thellësi të tokës, në një gjatësi të gypit kryesore prej 26 km (faza e parë) dhe pastaj do të pasojë faza e dytë (degëzimet e të njejtit).

Projekti do të përdoret për ujitjen e tokës bujqësore të një sipërfaqe prej mbi 3000 hektarë në fushën e Pollogut. Në takim u detektuan problemet teknike dhe propozime konkrete për tejkalimin dhe përshpejtimin e të njëjtave, me qëllim të realizimit sa më të shpejtë.

Baby Boo