Profile të rreme me emrin EVN, kompania i paralajmëron qytetarët


Kompania “EVN Maqedoni” njoftoi se kohët e fundit janë paraqitur profile në rrjetet sociale ku është përdorur emri i EVN-së dhe bën të ditur se ato profile janë të rreme dhe përmbajtjet të cilët gjenden aty janë keqpërdorim dhe mashtrim.

“Për atë arsye EVN-ja ndërmori masat e duhura për mbylljen e profileve të tilla”, shkruan në kumtesë. Nga “EVN Maqedoni” thonë se kompania nuk ka profil të saj në rrjetet sociale, dhe nëse vendos, konsumatorët do të informohen me kohë.

Kompania i këshillon qytetarët që të mos i lënë të dhënat personale në profilet e rreme sepse të njëjtat mund të keqpërdoren. Apelojnë nëse në të ardhmen marrin ftesë për të ndjekur profile të tilla apo të ngjashme, t’i injorojnë dhe të informojnë në kontakt qendrën e EVN-së, në telefonin +389 2 3205 000 apo 0890 88888 apo në email adresën: [email protected].

Baby Boo