Profesori universitar: Me ta gërditë atdheun, kur e sheh se traf*ikanti i dr*ogës emërohet këshilltar i ministrit


Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar në lidhje me emërimin e Enis Qerkës si këshilltar i ministrit Selim Selimi, i cili aku*zohet për tr*afikim dr*oge.
Latifi ka shkruar se emërimi i Qerkës si këshilltar i ministrit është “me ta gërditë atdheun”.

Ai këtë e lidhë duke parë që ditëve të fundit shumë studentë po kryejnë fakultetin, thotë se ka pyetur veten si ndihen këta studentë kur e shohin këso lajme.
“Gjatë këtyre ditëve kam parë më dhjetëra studentë duke u fotografuar me diplomat e tyre para dyerve të fakultetit ku unë jap mësim.Sot po e pyesja veten : çfarë kanë ndi këta studentë të diplomuar kur e kanë lexuar lajmin se një person i arrestuar nga policia për trafikim droge, qenka emëruar këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës? Kësaj, shkurt e shqip, i thonë : me ta gërditë atdheun!”, ka shkruar Latifi.

Baby Boo