Profesori u reagon “patriotëve që i janë turrur” Abazoviqit: Ja pse nuk është më i rrezikshëm se Rama, Thaçi e Haxhiu


Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas kritikave ndaj politikanit me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” në Mal të Zi.
Bytyçi ka thënë se Abazoviq nuk është më i rrezikshëm se Edi Rama, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, të cilët, sipas tij, “deshën dhe ende duan që t’i japin territore shqiptare Serbisë”, përcjell Bota sot.

Profesori ka thënë se Abazoviq është përcaktuar qartë për aleancën me Perendimin dhe në “këtë aspekt duket më i besueshëm se Rama dhe Thaçi”.

Reagimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Patriotët e “mëdhenj” që i janë turrur Dritan Abaz(oviç)it duhet të kuptojnë se ai nuk është më i rrezikshëm se Edi Rama, Hashim Thaçi e Baton Haxhiu, të cilët deshën dhe ende duan që t’i japin territore shqiptare Serbisë, mjafton që këta të përjetësojnë pushtetin dhe të mbrojnë pasuritë e grabitura nga shqiptarët!
Së paku Abaz(oviç)i është përcaktuar qartë për aleancën me Perendimin dhe në këtë aspekt duket më i besueshëm se Rama dhe Thaçi.

Nëse do të luftonit “o patriotë” kundër kollonës së pestë serbe në qeverinë e Tiranës dhe të Prishtinës kaq sa luftoni kundër Abaz(oviç)it, shqiptaria do ta kishte fituar me kohë betejën me vetveten dhe me armiqtë e saj!

Baby Boo