Profesori që ia kushtoi jetën arsimit qe katër ditë i zhdukur, policia dhe familjarët në kërkim të tij


Qe katër ditë familjarët nuk dinë asgjë për fatin e profesorit që mësoi gjenerata të shumta në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë. Të hënën e kishte vizituar shkollën ku shërbeu për vite të tëra, të martën la takim për të pirë kafe me kolegë, por vendosi të mos paraqitej. Idriz Muriqi, magjistër i inxhinierisë, 62 vjeç, që së fundmi vuante nga sëmundja e prostatës, e kishte lënë telefonin në shtëpi për të bërë një shëtitje, por nuk u kthye më

Rreth një muaj më parë Idrizi kishte marrë edhe pushim mjekësor nga puna për shkak se vuante nga sëmundja e prostatës. Për këtë sëmundje kishte thënë se do t’ia merrte jetën.

Të martën, më 22 maj, Idrizi i kishte thënë bashkëshortes se po bëhej gati për të pirë kafe me kolegë, por para se të niseshin i kishte thënë se po i bënte dy-tri xhiro në këmbë pranë shtëpisë së tyre në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Bashkëshortja e Idrizit, Eminja ka rrëfyer rastin për Gazetën Express. Idrizin e kanë raportuar si të zhdukur edhe në polici, familjarët janë mobilizuar dhe e kanë kërkuar nëpër shumë vende, por deri më tani nuk kanë rezultuar në gjetjen e tij.

“Veç edhe njëherë me gjet të gjallë se krejt këto i harrojna”, thotë bashkëshortja e Idrizit, Eminja.

Ajo ka treguar për kontaktin e fundit me Idrizin. Thotë se pasi mjekët i kanë vendosur kateterin është demoralizuar. Eminja shprehet e shqetësuar për shëndetin e bashkëshortit, pasi ai nuk i ka pirë hapat që nga dita kur ka dalë prej shtëpisë.

“Është zhdukë të martën, kah ora tetë në mëngjes ka dalë me shëtit. Dy- tre xhiro deri te rruga e bunarit në komë ka dalë. Më s’është kthyer. Telefonin ma ka lanë në dhomën tjetër. Ka dalë me ecë e ka qenë i sëmurë prej prostatës ja kan ngjit kateterin. Në qat mënyrë pak është moralizu, thojke nuk muj me dalë krekund mem pa shoqnia, kolegët, unë me qese”, vazhdon rrëfimi.

Eminja, bashkeshortja e Idrizit
Eminja, bashkeshortja e Idrizit

Eminja ka treguar se dikush nga të afërmit e ka parë Idrizin pardje pranë lumit Dri, por kur kanë shkuar familjarët ai nuk ka qenë aty.

“E kanë pa pardje në llugat e Drinit te Peja, i gjallë është, e kan pa do të ngjofshëm na kanë informu, tash na jemi në kërkim. E kan pa kan 11 ora në llugat e Drinit t’u u shëtit, gjallë është na kan thanë”, thotë Eminja.

Ata po vazhdojnë ta kërkojnë si dhe po i lusin qytetarët që nëse dinë ndonjë informacion për vendodhjen e tij të kontaktojnë në këtë numër të telefonit: 049228993.

“Mbrëmë tërë natën e kemi kërku, gjithë kemi nejt t’u e kërku. Po s’ka asgjë”, thotë Eminja.

Ditën kur Idrizi ka dalur nga shtëpia ka pasur të veshura një palë tuta të zeza, një këmishë me katrorë dhe papuqe të mbathura. Ai barte edhe syze.

Profesori, Idriz Muriqi
Profesori, Idriz Muriqi

Vendodhjen e tij po e kërkon edhe policia. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se policia po heton rastin dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Më datë 22.05.2018 rreth ores 22:00 policia është informuar nga familjarët e viktimes I.M 1956 i cili sipas tyre ka dalë për shetitje dhe i njëjti nuk është kthyer më. Për rastin janë njoftuar të gjitha njësitet e duhura të policisë të cilat janë duke hetuar rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, rasti nën hetime”,tha, Rugova për Gazetën Express.

Kolegët e Idrizit në Shkollën Teknike i thanë Express-it se profesori Muriqi ka qenë shumë profesor i mirë si dhe ka qenë njëri nga bashkëthemeluesit e shkollës. Ata thanë se së fundmi Muriqit i janë shfaqur probleme në shëndet por se mirëpresin rikthimin e tij.

Shkolla Teknike ne Peje
Shkolla Teknike ne Peje

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/profesori-qe-ia-kushtoi-jeten-arsimit-qe-kater-dite-i-zhdukur-policia-dhe-familjaret-ne-kerkim-te-tij-540671/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo