Profesori kosovar del kundër atyre që thonë ‘do na vendosin çipa’: Kujt i duhet me ditë çfarë bëni, kush jeni ju…


Profesori kosovar Lul Raka ka dalë kundër të gjithë atyre që thonë se koronavirusi nuk ekziston dhe që mendojnë se me anë të vaksinave do të na vendosin çipa.

Ai u drejtohet këtyre personave duke iu thënë se ata janë askushi, pasi asnjërit nuk i duhet të dijë se çfarë bëjnë ata.

Profesori bën apel duke u shprehur se virusi ekziston dhe është shumë i rrezikshëm dhe secili prej nesh duhet të ketë kujdes.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kurrkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, shprehet profesori.

Baby Boo