Profesori i Studimeve Islame e quan mjeran hoxhën Ahmed Kalaja


Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të hoxhës nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili tha se nuk duhet të urohen të krishterët për Krishtlindje. Hamiti i ka quajtur shpirtngushtë e mjeran ata që, siç thotë ai, deklarohen se nuk duhet uruar të krishterët për festat e tyre, shkruan Reporteri.net.

Sipas Hamitit, një prijës i tillë fetar nuk është as besimtar i çiltër e as i devotshëm. “Nuk ka më padituri sesa një deklarim i tillë nga kushdo qoftë, e sidomos i një shqiptari të rrethuar me fqinjët e tij të afërt dhe të largët të besimit të krishter si dhe të besimeve tjera”, ka thënë Hamiti. Ndërkohë, reagime për Ahmed Kalanë pati edhe nga hoxha Drilon Gashi dhe nga publicistë të tjerë, të cilët e quanin ekstremist Kalanë.

Reagimi i plotë i Hamitit:
Nëse një prijës fetar deklaron se,nuk duhet uruar të krishterët për festat e tyre, ose e kundërta, kjo tregon se një person i tillë nuk është as besimtar i çiltër dhe i devotshëm i Zotit për çfarë pretendon, e as i orientuar në kohë dhe hapësirë, është vetëm një shpirtngushtë dhe një mjeran i sojit të vet.

Nuk ka më padituri sesa një deklarim i tillë nga kushdo qoftë, e sidomos i një shqiptari të rrethuar me fqinjët e tij të afërt dhe të largët të besimit të krishter si dhe të besimeve tjera. Zot ruaje njerëzimin dhe shqiptarët nga pseudo prijësit”fetarë”të kësaj kategorie !

Baby Boo