Profesori i Parisit i reagon Grenellit për deklaratat ndaj Kurtit


Profesori nga Parisi, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj Richard Grenellit, pas shkrimeve që ka bërë kundër Kurtit.
Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Grenell, derisa ka thënë se e ka ditur se ai do të përfundojë në emision të Beratit.

Ai ka thënë se Grenell po merret me Kosovën pasi ka mbetur pa punë dhe po merret në mënyrë të poshtër, duke e nëpërkëmbë e përbuzë vullnetin e shumicës, sepse sipas tij, ky dhe krejt beratat me argatë nuk e shohin qeverisjen si diçka që del nga liria e zgjedhjes por si kombinim që del nga pazaret me votën e lirë.
Ai madje ka pyetur se kush është Grenelli për të na treguar neve cilat janë interesat tona strategjike?

Postimi i tij i plotë:
E kam dit që Grenelli ka me përfundu n’Pressing te Berati. Plus në gjuhe shqipe, tash që edhe komunikatat në shqip po i kuptoka.
Na kënaqi humor trullani. Pasi e mbushi internetin me komspiracione të Donaldit, tash ka mbet pa punë e merret me Kosovën. Dhe merret me Kosovën në mënyrë të poshtër madje, duke e nëpërkëmbë e përbuzë vullnetin e shumicës. Sepse ky dhe krejt beratat me argatë nuk e shohin qeverisjen si diçka që del nga liria e zgjedhjes por si kombinim që del nga pazaret me votën e lirë.

LDK e di më së miri sa i ka kushtuar politika grenelliste e pazareve me votat e lira. Duhet talent i paparë që brenda një viti ta përgjysmosh partinë. Nejse, falë LDK-së nuk u mbyll Bonsteel-i dhe miliarda dollarë u investuan në Kosovë.
Tekefundit, kush është Grenelli me na tregu neve cilat janë interesat tona strategjike? Mendimi i tij n’lidhje me Kosovën është aq i vlefshëm sa mendimi im n’lidhje me Papuazinë. Dallimi i vetëm është se unë nuk merrem hiç me Papuazinë.
A dini çka qyqanat e dreqit? Mbyllne tash të pamen se planet ju kanë vdekur moti e përrallë me tupan jeni bo.

Baby Boo