Profesori amerikan: Gjatë kohës së Bidenit rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një “BE-gosllavi”


Ish-diplomati në Ballkan dhe profesori në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Les, thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të bëhet një entitet i ri multietnik i përbërë nga “gjashtë shtete”, të lidhur ngushtë me BE-në, gjatë mandatit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joseph Biden. Les thotë se rajoni mund të bëhet një lloj “BE-goslavi“ gjatë administratës së Bidenit.

“Nuk do të jetë saktësisht Jugosllavia e re, e cila ishte një produkt i kohës së saj, por faktet në terren do ta detyrojnë Bidenin të kthehet në logjikën e së kaluarës së afërt dhe të mbështesë krijimin e asaj që do të jetë mishërimi i asaj të kaluare në shekullin 21”, shkruan ai në një tekst autorial për “Opendemokracy.net”, përcjell Tanjug.

Se pse Beogradi do të ishte në krye të atij entiteti multietnik, Les e shpjegon në tekstin për këtë faqe politike britanike me faktin se “meqenëse integrimi evropian është ngadalësuar për arsye të ndryshme, Serbia rinovoi pozicionin e saj si vendi më i shquar në Ballkan, pas shfaqjes së një “udhëheqësi të fortë”, i dha fund kaosit të viteve 2000 dhe periudhës së reformave strukturore.

Les gjithashtu tregon se Serbia ishte e angazhuar në “manovrim diplomatik të zgjuar”, që i mundësoi asaj të përdorë mbështetjen e forcave që duan një prani në Ballkan: Rusia, Kina, Turqia. Kjo, shton ai, ka forcuar pozicionin e Serbisë në lidhje me Shtetet e Bashkuara.

“Nëse Presidenti Biden dëshiron t’i qëndrojë besnik qëllimit amerikan për të vendosur një lloj paqeje të qëndrueshme në Ballkan, i cili mundëson zhvillimin e saj të brendshëm dhe integrimin e jashtëm me Perëndimin, ai duhet të punojë brenda kornizave të këtij realiteti të ri”, shtoi Les. Ai vlerëson se nuk ka dyshim që administrata e Bidenit do të dëshirojë të anulojë atë që bëri presidenti amerikan në detyrë Donald Trump, por që, në përballje me situatën në terren dhe realitetin e ri, ai do të duhet të vazhdojë atje ku u ndal paraardhësi i tyre republikan.

Një nga elementët e qasjes së Trumpit, të cilin Biden do të duhet të ruajë, siç shprehet Les, është iniciativa për krijimin e një zone ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, domethënë “Mini -Shengeni”. Sipas Les, administrata e Biden do të shohë që Serbia mbështet një bashkim të tillë ekonomik, si dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Baby Boo