Profesori amerikan: “Bullgaria po sillet sikur Rusia” (VIDEO)


Bullgaria është njësoj si Rusia, qasjen e ka të njëjtë, por taktikat e ndryshme. Kështu vlerëson Edward Joseph, ligjërues në universitetin amerikan “Johns Hopkins”. Sipas tij, Bullgaria po shfrytëzon fuqinë e saj si një vend anëtar i BE-së për të thënë se Maqedonia e Veriut është një krijim artificial jugosllav, që gjuha dhe historia maqedoniase bazohet në identitetin bullgar, dhe se ata, janë më të fuqishme se Maqedonia e Veriut.

Edward Joseph, ligjërues në universitetin amerikan “John Hopkins”
“Ajo që mund të theksoj është fakti se njerëzit në Bullgari, të cilët dihet se kanë afinitete shumë të forta pro-ruse, si dhe presidenti Rumen Radev dhe ish-kryeministri Boyko Borissov, kanë një prirje të fortë ruse. Kjo është е para. Çështja e dytë është se ekspertët bullgarë nga Bullgaria më thonë se ka shumë korrupsion. Shumë para të korruptuara ruse në Bullgari dhe ne e dimë se kjo është një metodë standarde operimi”

Ai në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” thotë se në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se Vlladimir Putin përfiton nga mungesa e stabilitetit në Ballkan.

Edward Joseph, ligjërues në universitetin amerikan “John Hopkins”
“Është kërcënues pushtimi rus ndaj Ukrainës në mënyrë indirekte. Shumë njerëz janë të brengosur, sidomos në Bosnjë, nga një luftë e befasishme. Nuk mund ta përjashtoni atë. Nuk mund të thoni se nuk do të ndodhë. Ose, se aspak nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Kosovë. Kështu që, mundet të ndodhë. Madje, ndikimi rus dhe objektivat ruse janë të përmbushura edhe pa luftë. Putini nuk fiton në Ballkan vetëm nëse ka luftë të re. Jo, Putini fiton me këtë ‘status quo’. Putini fiton duke ruajtur mungesën e stabilitetin në këtë rajon”

Ai më tej shton se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, dhe kjo paraqet fitore për Putinin. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë takohet me homolgun e tij rus Lavrovin, kështu që edhe kjo është një mënyrë se si fiton Putini. Sipas tij mbetet shqetësuese fakti se nuk reagojnë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qasjen e Serbisë ndaj Rusisë.

Baby Boo