Profesoresha Hasie Misimi: “Një fjalë e shprehur gabimisht mund të zhduk jetë, prindër punoni me fëmijët”


Shkruar nga profesoresha Hasie Misimi:

llizmi në shkolla
Bullizmi po mer përmasa tejet shqetësuese kudo në botë jo vetëm tek ne si shoqëri por dallimi qëndron në nivelin e vetëdijësimit ndaj bulllizmit dhe mos identifikimin në mes bullizuesve dhe viktimave të bullizmit sepse ekziston një anashkalim masiv I fenomenit në fjalë duke mos marrë masa kundër tij .
Shoqëria jonë ende nuk është vetëdijêsuar për rolin e psikologut dhe shëndetit mental të fëmijëve po e potencoj te fëmijëve sepse përjetimet në fëmijëri janë determinuese për pasojat mentale në periudhat zhvillimore që vijojnë më pas.
Prezenca e një psikologu në klasa konsideroj që është e domosdoshme për reduktimin e fenomenit në fjalë apo të pakten nxënësit të kenë dy orë në javë brenda orarit mësimorë ‘Konsultë me psikologun’ për përjetimet që ata i shqetësojnë dhe lirinë e të shprehurit .

Sistemi Edukativo-Arsimor duhet të përfshij edhe lêndë të shëndetit mental dhe të vleresojë edhe gjendjen psikologjike të nxënësve ndërlidhur me rrethanat sociale pa përjashtim .
Bullizmi duhet t’ju shpjegohet edhe prindërve me anë të mbledhjeve si dhe format si manifestohet bullizmi dhe cfarë pasoja ndjek .
Lufta kundër bullizmit nuk është e lehtë përderisa fëmijët të kenë shembuj të bullizuesve e sidomos kur bullizues janë anëtarët e familjes apo mêsimdhënêsit andaj apeloj qê prindêrit si dhe mësimdhënësit të kenë kujdes se si shprehen para fëmijëve [nxënësve]
Bulllizmi është kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve apo mësuesve/nxënësve apo relacioneve të tjera dhe ndahet në :
Bullizëm verbal :Të flasësh në mënyrë agresive dhe kërcënuese si dhe ofendimet psh:
Ti nuk din asgjë !
Do ta kpus gjuhën po fole!
Bullizëm social :Dëmtim i imazhit apo prishje e marrëdhënieve mes të tjerëve psh: Nëse I flasësh X shokut nuk je më shok me mua! Nuk duam të luajmë me ty sepse sje me grupin tonë!
Bullizëm fizik: Dëmtimi fizik I personit si dhe gjërave personale të tij !
Arsyeja pse shtohet numri I bullizuesve është ndjenja e inferioritetit që kanë bullizuesit kundrejt viktimës andaj tek fëmijët duhet punuar në ngritje të vetbesimit dhe uljen e ndjenjës së inferioritetit kundrejt të tjerëve dhe kjo mund të arrihet vetëm nga prindërit dhe mësuesit duke shmangur :

1.Nënçmimet { Ti sje për asgjë i aftë}
2.Ofendimet { Shife veten tënde ti ! Budalla ! Psikopat !
Kërcënimet { Do dënohesh rreptësisht !
E bëra sepse jam psikopat !
Hajdeni më merni se I vrava shokët dhe mësuesen!
Dukshëm manifestohet frustrimi nga bullizmi i vazhdueshëm i shokëve dhe mësueses në fjalê të cilët nuk e afronin nxënësin 14 vjeçar i cili ishte nxênës i shkëlqyeshëm dhe kur inferioriteti i tyre nuk mundeshte të durojë superioritetin e 14 vjecarit filloi Bullizmi :Ti Je Psikopat dhe kjo gjë e thënë një të mituri kalon në realitet .
Apeloj të punohet nga ana e prindërve, mësimdhënësve dhe psikologëve mbi vetbesimin dhe identifikimin e ndjenjës së inferioritetit tek nxënësit sepse pikërisht ata kthehen në bullizues duke prodhuar viktima.
Një fjalë e shprehur gabimisht mund të zhduk jetë!

Baby Boo