Profesorë universitarë dyshohen të përfshirë në aferën e diplomave falso të “pedagogjikut” në Shkup?!

Në rastin e diplomave falso të lëshuara nga Fakultetit Pedagogjik në Shkup gjatë  viteve të fundit dyshohen se janë të përfshirë edhe profesorë universitar.

Baby Boo Tinex

Siç mësohet nga burime jozyrtare, në rrjetin e lëshimit të vërtetimeve false për gjoja kryerjen e fakultetit, përveç të dyshuarit kryesor si referent i punësuar, dyshohen një apo më shumë profesorë që kanë qenë “sekserë” apo ndihmues në realizimin e këtyre qëllimeve. Për realizimin e këtyre qëllimeve janë përfituar qindra mijëra euro, por edhe benefite të tjera. Gjithë loja ka qenë e organizuar mirë, duke fshehur gjurmë, por hetimet e MPB-së ende vazhdojnë.

Sipas portalit hulumtues Prizma, zyrtarët e Fakultetit Pedagogjik sqaruan se tek ish referenti, 50-vjeçari me inicialet Z.K., u zbuluan 16 dosje të dyshimta për të cilat është njoftuar edhe Policia Financiare. Sipas të dhënave policore, falsifikatori i dyshuar – referenti, diplomat apo vërtetimet false ia kishte përgatitur disa policëve dhe mësimdhënësve të punësuar në disa shkolla.

Prizma shkruan se hetimet vazhdojnë dhe se fakulteti ka kontrolluar të gjitha vërtetimet e lëshuara nga vitit 2008 e deri më sot, duke konstatuar se 206 prej tyre janë të dyshimta. Ndërkaq deri tani për 30 vërtetime është konstatuar se janë të falsifikuara.

Referenti i dyshuar u largua nga detyra dhe Fakulteti në vitin 2011, si rezultat të mosparaqitjes në punë. Zyrtarët e Fakultetit Pedagogjik gjithashtu sqaruan se hetimet kundër Z.K. dhe një tjetër ish punonjës i Fakultetit, të cilit i është shqiptuar një dënim me heqje lirie, janë nisur në bazë të informatave që i siguroi fakulteti për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Restorant Lumare