Produktet e Serbisë fillojnë të zavendësohen me ato të Shqipërisë


Që nga vendosja e tarifës doganore, fillimisht në 10 e më pas në 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kanë shënuar rënie të madhe.

Tregu i mallrave në Kosovë, gradualisht po pëson ndryshime, ngase importet nga Serbia kanë rënë dukshëm, me çka po pritet që produktet të zavendësohen me ato të Shqipërisë, Maqedonisë si dhe produktet vendore.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, importi i produkteve nga Serbia para vendosjes së taksës në ditë ka qenë rreth 1.2 milionë euro, derisa tani ky import ka rënë në vlerën prej rreth 600 mijë euro në ditë.

Stavileci bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se taksa 100 për qind nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave për Doganën e Kosovës, pasi ka pasur rritje të importit të produkteve nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Baby Boo