Proceset gjyqësore, bie dinamika e seancave


Festat e fundvitit dhe krishtlindjeve e ngadalësuan dinamikën e shumë proceseve, madje edhe të gjykimeve të rasteve të PSP-së. Sipas faqes së internetit të PSP-së, për seancat e para do duhet të pritet deri në 15 janar, deri kur zgjatë edhe pushimi i gjykatësve. Nga ajo datë e deri në fund të muajit janë caktuar 19 seanca gjyqësore, për gjithsej 13 raste të ndryshme.

Janar Nëntor Tetor
19 49 36

 

Nëse krahasohet me muajt e kaluar, numri i seancave as përafërsisht nuk është si dinamika e muajit nëntor, kur ishin caktuar gjithsej 49 seanca gjyqësore për një muaj. Nëse merret parasysh se në janar gjysma e muajit është pushim, dinamika është e përafërt vetëm me muajin tetor kur për gjithë muajin kishte 36 seanca për rastet e PSP-së.

Për shkak të numrit të pakët të ditëve, për disa raste në janar aspak nuk do të mbahen seanca. Për shembull, për blerjen e softuerit në ELEM- Tarifa, ose për arrestimin e Lube Boshkovskit- Tortura. Për rastet për të cilat do të ketë seanca, për dallim nga muajt e kaluar, asnjë nuk ka me dinamikë të përshpejtuar. Kështu, nëse në nëntor vetëm për rastin Titanik u caktuan 11 seanca ose gjashtë seanca për “Titanik -3”, tani numri më i madh i seancave të caktuara është vetëm dy, edhe atë për 6 lëndë.

Lëndët e PSP-së me më shumë se një seancë në Janar

Target- Fortesa

Tenderët

Titanik 3

Titanik 2

Dhuna në komunën Qendër

TNT

Më interesante dhe me rëndësi më të madhe është rasti Target- Fortesa, e cila duhet të japë përgjigjen kush dhe si ka përgjuar në mënyrë të paligjshme në Maqedoni. I akuzuar i parë në këtë rast është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ndërsa deri më tani para gjykatës dëshmuan vetëm një nga 100 dëshmitarët që janë në këtë rast.

Alsat

Baby Boo