Ballina Pa Censurë Proceset eurointegruese të RM-së, kongresmenët amerikanë vizitë Kuvendit

Proceset eurointegruese të RM-së, kongresmenët amerikanë vizitë Kuvendit


Referendumi ishte  temë kryesore e takimit të kongresmenëve amerikanë Bill Flores, David Price, Dina Ti dhe Susan Davis, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, nënkryetarët dhe koordinatorët e partive politik.
Xhaferi sqaroi se edhe më tej ekziston konsenzus I gjërë politik dhe shpreson se të gjithë deputetët do ta kuptojnë momentin dhe do ti japin mbështetje të fuqishme të gjitha këtyre proceseve, duke pasur  parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kongresmenët, potencuan mbështetjen e pakufizuar të SHBA- ve në proceset eurointegruese të Maqedonisë.
Kongresi i SHBA-ve pozitivisht e ka evauluar situatën në Maqedoni dhe është i hapur për bashkëpunim konkret dhe ndihmë profesionale për kolegët e tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. SHBA- të veçanërisht vlerësojnë kontributin real të Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s, ku Maqedonia vlerësohet si partner shumë cilësor dhe i respektuar.
Baby Boo